Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, ishim temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Kuvendin e Kroacisë.
Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional dhe projekte që rrisin mirëqenien e shqiptarëve në Kroaci.
Në një komunikatë për medie thuhet se Lekaj i paraqiti kryeministrit mundësi konkrete të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në nivel akademik dhe kulturor, si dhe në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.
“Në këtë takim të përzemërt” siç thuhet më tej në komunikatë, u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe mënyrat për t’i forcuar ato në të ardhmen./arbresh.info/
141 aksidente, mbi 5 mijë gjoba trafiku gjatë prillit në raj...
Messi: Neymar e meriton të jetë në Kupën e Botës 2026
Erdogan: Evropa pa Turqinë është e paplotë dhe e cenueshme
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele