Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim z.Ismet Krasniqi, z.Milaim Kelmendi dhe z.Besim Haliti nga Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, me në krye Kryetarin Rama.
Takimi u mbajt si vazhdimësi e takimeve në lidhje me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Të gjitha palët u dakorduan që partneriteti ndërmjet institucioneve dhe bashkëpunimi i ngushtë sjell organizim të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare. Hapat e mëtutjeshëm në kuptimin organizativ e ligjor janë në dakordim e sipër, me në thelb koordinimin e ngushtë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me palët tjera nënshkruese të kontratës në Kretë, Komitetit Olimpik dhe Komunës së Prishtinës.
Organizimi i suksesshëm i Lojërave Mesdhetare 2023 është interes shtetëror, andaj të gjitha palët shprehën gatishmëri për efikasitet të plotë përmes kontributit të menjëhershëm e përkushtimit të vazhdueshëm./Arbresh.info/
Franga, dollarë dhe euro, dy qytetarë të Podujevës gjejnë ku...
“Liria ka emër” mban konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës