Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së në Hessen të Gjermanisë.
Duke iu shprehur mirëseardhjen në Kosovë dhe qëndrim të frytshëm në vendin tonë, Kurti tha se Gjermania është një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe bashkë vijojmë të fuqizojmë lidhjet e marrëdhëniet gjersa në Gjermani punojnë, studiojnë dhe jetojnë gati 600 mijë shqiptarë, ku rreth 30.000 ndodhen pikërisht në Hessen, përcjell Arbresh.info.

Kryeministri trajtoi progresin ekonomik e demokratik të shtetit tonë të më shumë se tre vite e gjysmë të mandatit, duke theksuar avancimin në fusha kryesore si ekonomia apo edhe sundimi i ligjit, në kuadër të politikave socialdemokrate që ne po i zbatojmë.
Ai foli dhe rreth mundësive për rritjen edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Kryeministri Kurti e falënderoi grupin për udhëtimin e tyre drejt vendit tonë, duke e cilësuar si një mundësi të mirë për ta njohur më mirë Kosovën dhe forcuar urat e bashkëpunimit./Arbresh.info

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës