Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pritën në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZh-it, me fokus të veçantë në avancimin e projekteve infrastrukturore dhe zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2024, i cili parasheh një portofol investimesh deri në 400 milionë euro deri në vitin 2027.
U trajtuan gjithashtu projektet prioritare në fushat e infrastrukturës rrugore, ujërave të zeza, sistemit të ujit, efikasitetit të energjisë dhe transportit publik, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja financimi gjatë viteve 2026–2027.
Kryeministri Kurti e falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me këtë institucion për realizimin e projekteve strategjike që përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZh-it riafirmuan gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës në zbatimin e projekteve zhvillimore dhe në mbështetje të reformave ekonomike./Arbresh.info

Liverpool merr një ‘goditje’ para ndeshjes me Ga...
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osma...
Tre persona dënohen me burgim efektiv për vjedhje të rëndë
Tebas kundërshton Xavin për rikthimin e Messit te Barcelona:...
Baton Zabërgja i jashtëzakonshëm, realizon gol në ndeshjen e...
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...