Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin turk, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

17:37 | 20 Korrik 2026
H.E

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se ka falënderuar Turqin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, transmeton Arbresh.info.

“Sot prita në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilit i shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike.”

“Turqia ka qenë partnere dhe aleate e Republikës sonë, që nga çlirimi, shpallja e pavarësisë dhe përmes raporteve gjithnjë në rritje ajo është një prej shteteve që vendi ynë bashkëpunon shumë në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e tregtisë. Ambasdorit Angili i uroj suksese dhe punë të mbarë në angazhimet e tij në vijim”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale