Kryeministri i vendit, Albin Kurti priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Ai i shprehu mirënjohjen e thellë ambasadorit Hovenier për angazhimin dhe shërbimin e tij në Kosovë, transmeton Arbresh.info.
Biseduan për progresin e arritur gjatë këtij mandati qeverisës dhe mandatit të ambasadorit Hovenier, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë kësaj kohe.
“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë”, thuhet në njoftimin e ZKM.
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës, Kurti i dëshiroi ambasadorit Hovenier dhe familjes së tij shëndet të plotë dhe suksese në çdo hap të ardhshëm.
“Kosova do jetë gjithmonë shtëpi e tyre”, thuhet në kumtesën për media./Arbresh.info

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...