Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kujtoi sakrificën e ushtarakëve amerikanë dhe familjeve të tyre, në takimin me shqiptaro-amerikanen Besa Tafilaj Pinchotti, Drejtore ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association).
Në veçanti u përmenden dy pilotët e helikopterit Apache, oficerët David A. Gibbs dhe Kevin L. Reichert, që humbën jetën në Shqipëri më 1999, gjatë operacioneve mbështetëse për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Në takim u fol për përkushtimin e Qeverisë për sigurinë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
U theksua rritja e buxhetit të sektorit të mbrojtjes, më i larti që ka pasur ndonjëherë Kosova si dhe angazhimi për të zhvilluar një forcë ushtarake profesionale dhe të shkathët në përputhje me doktrinën dhe standardet e NATO-s.
Tafilaj Pinchotti, foli për misionin dhe aktivitetet e Shoqatës Kombëtare të Familjeve Ushtarake (National Military Family Association), e themeluar më 1969, që përfaqëson miliona pjesëtarë të familjeve ushtarake në Shtetet e Bashkuara, përmes avokimit dhe programeve mbështetëse.
Tafilaj Pinchotti babai i së cilës vjen nga Deçani, rikujtoi kohën kur ajo ka raportuar për luftën dhe periudhën e pasluftës së Kosovës si gazetare në rrjetet televizive ABC dhe NBC./arbresh.info/



Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam ga...
Media sllovake: Fansat e Kosovës, ndër më të zjarrtët në Evr...
Katër të arrestuar në Kamenicë, sulmuan fizikisht një person
“Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve”, Begaj uron...
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...