Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot një delegacion të stafit të Kongresit amerikan dhe përfaqësues të organizatës prestigjioze Atlantic Council, në kuadër të programit 2025 Balkan Forward Fellows, të organizuar nga think-tank-u i njohur The Atlantic Council.
Gjatë takimit, Kurti falënderoi mysafirët për interesimin dhe përkushtimin ndaj rajonit të Ballkanit, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta dhe miqësinë historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dypartiake që Kosova ka gëzuar në SHBA ndër vite.
Në diskutim, Kurti informoi delegacionin për zhvillimet aktuale në vend, duke përfshirë progresin ekonomik, reformat demokratike, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e të drejtave të njeriut, të cilat janë vlerësuar pozitivisht edhe në raportet ndërkombëtare.
Gjithashtu, u trajtuan çështje kyçe për të ardhmen e Kosovës, si rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, dhe procesi i dialogut me Serbinë. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër.
Pjesë e diskutimit ishin edhe çështjet e qëndrueshmërisë ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe tema me interes të përbashkët për forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...