Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim antropologen, Janet Reineck.
Sipas Kryeministrisë, Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona, përcjell Arbresh.info.
U bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në vendin tonë.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e unitetit të popullit tonë në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim.
Kryeministri Kurti, duke falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, u shpreh i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen.
“Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...