Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpritën në ndërtesën e Qeverisë delegacionin norvegjez nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të udhëhequr nga deputetja Ingjerd Schou.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u diskutua për aplikimin e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës, përcjell Arbresh.info.
Kryeministrit ritheksoi dhe rikonfirmoi përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si vlera kryesore e Këshillit të Evropës e të përbashkëta me Kosovën.
Ai e njoftoi delegacionin nga Norvegjia me aktualitetin politik, zhvillimet e fundit, dhe punën e qeverisë. Diskutuan për përfitimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për progresin në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në dy vitet e fundit që e kanë bërë aplikimin tonë të natyrshëm.
Kryeministri Kurti falënderoi Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe për përkrahjen e kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës./Arbresh.info/

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...