Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Zyra e Kryeministrit njofton se bashkë diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend. Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.
Gjatë bisedës, kryeministri gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes./Arbresh.info/

Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...