Në 24- vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, dr. Shpëtim Robaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjen Robaj.
Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.
Kryeministri Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh, thuhet në njoftimin për media.
Në takim ishin të pranishëm: Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit./arbresh.info/


Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...