Në Sallën e Kuqe në Prishtinë është mbajtur sot një tubim nga Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në fjalën e tij të rastit, kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti foli për të arriturat e qeverisë që ka drejtuar dhe për programin e ri qeverisës, transmeton Arbresh.info.
Sipas tij, sot në Kosovë, nga aspekti socio-ekonomik, kulturor, i sigurisë, i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale, nuk ka qenë kurrë gjendja më e mirë.
“E kemi gjetur ekonominë me më pak se 7 miliardë euro, ndërsa tani ka mbi 10 miliardë. Eksportet, vitin e kaluar, kanë kaluar 1 miliardë euro; të hyrat tatimore kanë kaluar 3 miliardë; ndërkaq investimet e huaja direkte janë rritur për më shumë se 130%. Gjatë mandatit tonë kemi pasur afër 700 milionë euro investime të huaja direkte, ndërsa para nesh, mesatarja vjetore nuk kishte arritur as 300 milionë euro. Kjo është një rritje prej mbi 2.3 herë”, tha Kurti.
“Jo vetëm kaq, rritja jonë ekonomike ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e punësimit. Nga 350 mijë të punësuar, sa kishim gjetur në pranverën e vitit 2021, sot kemi 430 mijë, pra një rritje gati 23%. Kjo rritje është shprehur kryesisht tek gratë dhe tek të rinjtë, pasi ky ka qenë synimi ynë: gratë dhe të rinjtë të punojnë sa më shumë, në çdo cep të Kosovës”, u shpreh Kurti.
“Pagën minimale e gjetëm 130 dhe 170 euro, ndërsa ne e kemi bërë 350 euro. Në mandatin e ardhshëm, paga minimale do të bëhet 500 euro. Programin “Superpuna” për të rinjtë do ta zgjerojmë me “Superpuna për gratë”. Pra, për gratë që duan të punojnë në sektorin privat, në ndërmarrje të ndryshme, për 6 muaj si bonus do ta marrin pagën minimale mbi pagën që ia jep punëdhënësi”, shtoi ai.
Tutje, kryeministri i tanishëm kujtoi edhe investimet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi, si dhe në mbrojtje e siguri.
“Në bujqësi, para katër vjetësh, çmimi në pika grumbulluese për qumështin ishte 18 centë për litër. Ne premtuam se gjatë mandatit tonë do të bëhet 28 centë, ndërsa sot është 45 centë për litër, prej të cilave 7 centë i jep Ministria e Bujqësisë. Po ashtu, toka e lavruar vitin e kaluar ishte 50% më shumë sesa në vitin 2019″, tha Kurti.
“Në arsim, buxhetin e kemi rritur për 30% dhe kemi bërë falas nivelin universitar për Bachelor dhe Master. Universiteti i Prishtinës ka përparuar për mbi 400 vende në Ëebometrics. Janë ndarë mbi 11 mijë bursa, me vlerë mbi 15 milionë euro, kryesisht për të rinjtë dhe sidomos për vajzat. 36 milionë euro i kemi ndarë për mbi 65 çerdhe, që janë ndërtuar, rinovuar ose adaptuar. Nuk ka kërkesa të komunave për çerdhe që nuk i kemi trajtuar”, tha Kurti.
“Në mbrojtje dhe siguri kemi investuar më së shumti. Mbi 2500 zyrtarë të rinj policorë, prej të cilëve rreth 8% janë serbë. Njëkohësisht, buxhetin për ushtri e kemi shtuar si asnjë qeveri tjetër më parë: 2018-2020 për armatim dhe municion ishin dhënë më pak se 4 milionë euro, ndërsa nën qeverisjen tonë mbi 319 milionë euro për katër vjet. E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve dhe kemi hequr tavanin e moshës nga 23 në 25 vjet për rekrutët e rinj. Synojmë që në fund të mandatit të ardhshëm të kemi 1 mijë vajza ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nga 300 milionë euro buxhet vjetor do të kalojmë në 1 miliard euro investim në FSK”, tha Kurti.
“Buxhetin e barnave esenciale e kemi rritur nga 25 milionë në afër 70 milionë euro, pra gati trefish. Këto 70 milionë euro në mandatin e ri do t’i bëjmë 100 milionë. Për herë të parë do të ketë rimbursim për barna jashtëspitalore, si dhe gjashtë klinika specialistike në gjashtë komuna, përfshirë edhe njërën në Drenas, që i përket rajonit të Prishtinës”, u shpreh tutje Kurti./Arbresh.info
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...