Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka mbajtur një tubim madhështor në qytetin e Shtimës.
Kurti në fjalën e tij të rastit, përmendi projektet e realizuara nga bashkëpunimi i qeverisë me komunën e drejtuar nga Qemajl Aliu.
“Në Shtime kemi ndërtuar Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar, të parin dhe të vetmin në Kosovë, me teleskopin më të madh diellor në krejt Evropën Lindore. Gjithashtu kemi ndërtuar Bibliotekën e Qytetit. E gjetëm Shtimen me vetëm një çerdhe, pra për 20 vjet vetëm një çerdhe, dhe ne tash i kemi shtuar katër të tjera”, tha ai.
“Në mandatin e ardhshëm, kemi ende shumë punë përpara. Ndër projektet kryesore janë: Ndërtimi i Kompleksit Memorial të Masakrës së Reçakut, i dyti pas atij të Epopesë në Prekaz. Vazhdimi i autostradës Duhël–Shtime–Banullë, me gjatësi 31 km. Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, me vlerë 3 milionë euro. Ndërtimi i Entit Special të Shtimes, investim prej 6 milionë eurosh. Rinovimi i Parkut Teknologjik dhe ndërtimi i nënstacionit të transmisionit 110 kV për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, tha Kurti.
“Ata që defilonin në pushtet e trajtonin atë si sfilatë: disa prej tyre nuk kishin mend, disa nuk kishin zemër dhe disa të tjerë nuk kishin as mend as zemër. Ndërsa ne, përgjatë këtyre katër viteve, kemi planifikuar me mençuri dhe kemi realizuar me zemër”, u shpreh tutje Kurti.
Kryeministri Kurti tha se atyre që përçanin dikur popullin u ka rënë zilja dhe janë jashtë garës. “Ndërkaq ne po e bashkojmë popullin në lëvizje, po qeverisim me ta e për ta, cep më cep Republikës”, tha Kurti./Arbresh.info
Netanyahu thërret kabinetin e sigurisë pas raundit të ri rak...
Media shtetërore iraniane thotë se breshëria e fundit përfsh...
Ngjarje e rëndë në Itali, 45-vjeçarja shqiptare vritet me th...
Parashikimi i motit për nesër
Sirenat lëshohen edhe në një shtet tjetër në Lindjen e Mesme
Kuka uron Krasniqin për medaljen e argjendtë në Kampionatin ...