Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Postën e Kosovës, nga ku ka bërë të ditur se kjo ndërmarrje publike po e mbyll vitin me rreth 1 milion euro fitim.
Kjo shifër sipas tij, shënon rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur fitimi ishte rreth 800 mijë euro.
Kurti theksoi se Posta e Kosovës aktualisht operon me 166 zyra në të gjithë vendin, prej të cilave 16 janë të vendosura në veri të Kosovës. Ai e vlerësoi këtë si rezultat të vendimeve të Qeverisë që ai drejtonte.
“Është për tu përshëndetur fakti që po zgjerohet rrejti i zyrave dhe i shërbimeve postare. Gjithsej i kanë në Kosovë 166 zyra prej të cilave 16 janë në veri të Ibrit në Republikën e Kosovës. Janë ndërpre rrjedhjet financiare, janë shuar strukturat ilegale. Nuk operon në Kosovë as posta e Serbisë e as kursimorja postare e Serbisë dhe dinari më nuk është mjet pagese dhe nuk ka pasë vakum sepse Posta e Kosovës ishte aty të ofrojë të gjitha shërbimet të cilat dikush konsideronte se mund të mungojnë atëherë kur të ndërpritet ilegaliteti që kishim në të kaluarën”, tha ai.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...