Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve (KQZ) tashmë do të pres 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Pasi janë numëruar të gjitha votat, Albin Kurti ka 337.101 vota, 58,921 më pak se partia e tij, por ka kaluar numrin e votave që presidentja Vjosa Osmani kishte marrë në vitin 2021.
Osmani si kryetare e Listës Guxo, në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ishte personi më i votuar në Kosovë, kishte marrë 300.788 vota.
Sipas këtyre të dhënave, Kurti nga votimi me kusht ka marr 4,318 vota, nga votimi i personave me nevoja të veçanta ka marr 621 vota, nga votimi përmes postës 30,508, nga votimi në përfaqësitë diplomatike, Kurti ka marr 10,792./Arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...