Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kreun e LDK-së , Lumir Abdixhiku.
Para mediave, Kurti tha se po vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses sfidën e zgjedhjes së Presidentit.
“Na duhet një kandidat ose kandidate që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së”, tha ai.
Sipas afateve kushtetuese, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars. Në të kundërtën, vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
MPJD: Mbi 960 kosovarë në Lindje të Mesme, të gjithë në gjen...
Takimi Kurti-Peleshi, theksohet rëndësia e unitetit ndërmjet...
Abdixhiku: S’ka propozime, por nuk kemi qëndrime refuzuese –...
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku: Nuk kemi emër për kandidat...
1 milion euro tentohen të futen në Kosovë, gjykata liron 3 p...
Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë