Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur deputetët e rinj të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.
“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik për legjislaturën e dhjetë të Kosovës. Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndësishme. I ftoj të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën, ta përdorin mundësinë për tu përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm , dhe uroj e besoj e punojmë që legjislatura e dhjetë të konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm e njëkohësisht ta formojë Qeverinë e re”, deklaroi Kurti.
Ai tha se pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjes dhe ne legjitimitetin e institucioneve.
“I falënderoj të gjithë qytetarët për durimin, vëmendjen e angazhimin që kanë treguar, e gjithashtu shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive, sepse pjesëmarrja reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjes por edhe në legjitimitetin e institucioneve”, deklaroi ai, pasi ushtroi të drejtën e tij të votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri