Në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc të Shtimes, mëngjesin e ditës së parë të dimrit kalendarik, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përuruan parkun dhe këndin e lodrave.
Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200m².
Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330m² shtigje për ecje, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit. /arbresh.info/









“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C