Kryeministri i Kosovës këtë të enjte ka udhëtuar për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Në hapje të këtij forumi, Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Një fotografi nga kjo përshëndetje e ka postuar Arianit Beqiri, i cili është pjesë e stafit të Kurtit.
“Foto nga përshëndetja e presidentit Macron me kryeministrin Kurti në Samitin e Paqes. Më vonë edhe shumë aktivitete të tjera”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e tij në Facebook
Forumi i Paqes në Paris do të mbahet këtë të enjte dhe të premte e në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.
Kryeministri Kurti nuk figuron në listë e folësve në këtë forum./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar