Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar një akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së komandantit Tahir Sinani, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare shqiptare.
Në fjalën e tij, Kurti tha se mobilizimi i Tahir Sinanit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1998 i solli UÇK-së jo vetëm një luftëtar, por një oficer profesionist, i cili trajnoi qindra ushtarë dhe dha kontribut të çmuar në organizimin e luftës.
“Mobilizimi i Tahir Sinanit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ia shtoi UÇK-së thjesht një luftëtar më shumë, por ia solli asaj një nga oficerët më të dobishëm”, u shpreh Kurti.
Ai veçoi edhe përkushtimin e Sinanit, duke theksuar se ai kishte refuzuar të merrte komandën mbi ushtarët që kishte trajnuar pa kaluar më parë vetë sprovën e parë në vijën e frontit.
Kurti rikujtoi se Tahir Sinani, me origjinë nga Tropoja, mori pjesë në luftën e Kosovës, më pas në Luginën e Preshevës dhe në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, ku humbi jetën më 29 korrik 2001 gjatë përgatitjes së minave të terrenit, së bashku me katër bashkëluftëtarë.
Në fjalimin e tij, kryeministri në detyrë e lidhi datën e rënies së Sinanit me 29 korrikun e vitit 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër njohu Principatën e Shqipërisë, duke theksuar se kjo datë simbolizon sfidat historike të çështjes kombëtare shqiptare.
Sipas Kurtit, Tahir Sinani ishte ndër luftëtarët më të spikatur të përpjekjeve për çlirim dhe bashkim të shqiptarëve, ndërsa veprimtaria e tij mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së luftërave çlirimtare.
Në përfundim, Kurti shprehu nderim për figurën e komandantit, duke thënë se vepra dhe sakrifica e Tahir Sinanit do të mbeten të përjetshme.
“Lavdi veprës patriotike dhe luftës çlirimtare të Tahir Sinanit, mes luftëtarëve të lirisë së Kosovës”, përfundoi ai.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...