Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar me disa anëtarë të LVV-së, sot ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari, në ditën e lindjes së tyre.
Kurti tha se Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin.
Të pranishëm në homazhe tek Dehari ishin edhe prindërit e tij, gruaja dhe vajza e cila mbante një vizatim në dorë.
Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot Ditëlindjen. Kosova mes Luftës së Dytë botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura.
Në nderë të tyre, një delegacion i prirë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherit, kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bëri sot homazhe duke vendosur lule të freskëta te varret e tyre.

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve