Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të projektit të furnizimit me energji në Kampin Bondsteel.
Sipas një njoftimi për media thuhet se ceremonia e sotme u organizua në kuadër të projektit “Modernizimi i sistemit elektro-energjetik të Kampit Bondsteel” që synon zvogëlimin e emetimit të karbonit, për të përmirësuar aftësitë e përgjithshme të sistemit elektrik si dhe për të kursyer në koston vjetore të energjisë.
Kryeministri Kurti e përgëzoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, për këtë projekt që pritet të zvogëlojë emetimin e karbonit për 4,500 tonë në vit./arbresh.info/







Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...