Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e tij me William Burns, shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), duke e cilësuar atë si shumë të suksesshëm.
Në një deklaratë, Kurti theksoi se takimi ka ecur shumë mirë dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në dhe institucionet e saj të inteligjencës dhe sigurisë.
“Kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Unë e falënderoj shefin e CIA-s William Burns që vizitoi vendin tonë, dhe kjo është dëshmi tjetër e përkujdesit dhe përkushtimit të SHBA-ve për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes dhe stabilitetit dhe sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...