Kurti për takimin me Hamzën: Folëm për bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të dy anëve të lumit të Ibrit

12:48 | 10 Qershor 2025
E.G

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se gjatë takimit me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, janë diskutuar vetëm çështje bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe jo ndonjë marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë në komunikatën tonë. Bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të të dy komunave, të dy anëve të lumit të Ibrit,” tha Kurti.

Deklaratën e bëri pas 147- vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit.

Ndryshe, Dje Zyra e Kryeministrit tha se Kurti bashkë me ministrin në dorëheqje të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka takuar në zyrat e tyre respektive kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.

Fillimisht ai takoi Atiqin, ndërsa më pas Hamzën “me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Takimi Kurti-Hamza, ZKM jep detaje për temat që diskutuan