Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar si lajm të mirë për qytetarët e vendit miratimin në lexim të parë të ligjit për rritjen e pagës minimale në 264 euro.
Sipas tij, nga kjo rritje e pagës minimale do të përfitojnë mbi 100 mijë punëtor, shkruan arbresh,info.
“Lajm i mirë për qytetarët që sot Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plot 380 mijë punëtorë të sektorit privat dhe publik përfitojnë prej lirimit nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale”, shkruan Kurti në Facebook.
Kurti shprehet se kjo qeveri përveç se po e rrisitë pagën minimale për herë të parë pas 11 vitesh, po e rrisitë atë më shumë se çdoherë tjetër më parë. Ndërkaq pragun e shkallës tatimore po e zhvendosim nga 80 euro në 250 euro.
“Gjithashtu, u uroj punë të mbarë anëtarëve të sapozgjedhur të Komisionit për Autoritetin e Konkurrencës, që për herë të parë udhëhiqet nga një grua. Ky institucion ka rëndësi të madhe në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Rëndësia e tij rritet edhe më shumë tani që po përballemi me një periudhë inflacioni”, shprehet Kurti.
Ai shkruan se nga sot, me miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës, për herë të parë këtij provimi do të mund t’i nënshtrohen edhe kandidatë nga trojet tjera shqiptare, duke përfshirë ata nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci./arbresh.info/

Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...