Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rënien e murit të Berlinit, si një moment kyç në histori.
Kurti thotë se kjo ngjarje, jo vetëm që shënoi hapin e parë drejt ribashkimit të Gjermanisë, por edhe një kapitull të ri për Evropën.
“Sot shënohet 35 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, një moment kyç në histori që shënoi jo vetëm hapin e parë drejt ribashkimit të Gjermanisë, por edhe një kapitull të ri për Evropën. Pak vite kanë ndikuar në histori aq thellë sa viti 1989 dhe rënia e Murit do të shërbejë përgjithmonë si një kujtesë se vullneti i popullit për liri mund të thyejë prangat e çdo shtypjeje të imponuar” shkroi Kurti.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...