Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me dorëheqjen e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili u largua nga kjo pozitë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit.
Kurti tha se, pa humbur kohë, e ka emëruar Hysen Durmishin në këtë post dhe e falënderoi Liburn Aliun për kontributin e dhënë gjatë mandatit të tij.
“E falënderoj ish-ministrin Liburn Aliun për kontirbutin . Ne duhet të vazhdojmë përpara. Pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zv.ministrin Hysen Durmishin”, pohoi ai.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë koment për dorëheqjen e Aliut në lidhje me emërimin e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit, Kurti tha shkurt:
“Por sa e dhashë unë komentin. Ne duhet të vazhdojmë përpara e falënderoj për këtë kontribut”.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...