Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në zyrën e tij, Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Në këtë takim, Ambasadori Orav e uroi kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë dhe për mandatin e ri qeverisë. Ai gjithashtu e përgëzoi Kosovën për miratimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Kryeministri e falënderoi ambasadorin Orav për urimet. Gjatë takimit, ai ritheksoi zotimin se Republika e Kosovës do të jetë përherë partner i besueshëm dhe serioz i Bashkimit Evropian dhe se agjenda e reformave mbetet prioritet i Qeverisë, si dhe përsëriti nevojën që sa më parë Kosova ta marrë statusin e vendit kandidat dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian për të avancuar më tej në rrugën drejt integrimit dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian./Arbresh.info
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...