Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ky ishte takimi i parë në kuadër të raundit të konsultimeve me partitë politike, duke e falënderuar Hamzën për gatishmërinë për bashkëbisedim.
Kurti tha se aktualisht nuk mund të flasë për ndonjë rezultat konkret apo marrëveshje të arritur që mund t’ia prezantojë publikut, por theksoi se ekziston vullneti për të ecur përpara me formimin e institucioneve të reja.
“Vendi, brenda afateve kushtetuese, duhet të ketë kryetar të Kuvendit, qeveri të re, kryeministër dhe president të ri. Vullneti është aty dhe duhet të jemi optimistë”, u shpreh Kurti.
Ai bëri të ditur se gjatë ditës do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vijuar konsultimet me subjektet politike.
Kurti theksoi se LVV ka numrin e nevojshëm të deputetëve për të konstituuar institucionet e legjislaturës së 11-të, ndërsa për zgjedhjen e presidentit të ri do të nevojiten 80 deputetë në sallën e Kuvendit.
Megjithatë, ai shtoi se sigurimi i një numri prej 80 apo 81 deputetësh nuk garanton domosdoshmërisht edhe kuorumin e nevojshëm për të përmbyllur proceset institucionale./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...