Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijnë protestat kundër Qeverisë Hoti.
Në një intervistë për REL, Kurti ka thënë se protestat janë të pashmangshme.
Ai ka deklaruar se ato do të jenë paqësore.
“Protestat janë të pashmangshme, do të jenë paqësore. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë. Jemi partia e parë, jemi subjekti politik kryesorë e më i fuqishëm në Kosovë andaj mendoj se me një qeveri të këtillë të dobët, një opozitë që përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ndokush tjetër, duke e theksuar këtu në veçanti kryeparlamentaren Osmani, padyshim se i ka të gjitha mjetet e duhura për rezultatin e nevojshëm– e këto janë zgjedhjet e reja dhe shkurtimi i jetës së qeverisë së paligjshme”, është shprehur ai.
“Unë besoj që shumë shpejt do të vijmë deri te protestat. S’kemi dashur të bëjmë protestë kur ishte në pyetje pushteti ose qeveria, por për çështjet për të cilat ne ekzistojmë si subjekt politik ato janë të pashmangshme”.
Kurti e ka quajtur të paligjshme Qeverinë Hoti.
Sipas tij, kjo qeveri ka ardhur nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese që “është në kundërshtim me vetë vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese”.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...