Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, ku pritet të diskutohet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga ky takim, Kurti tha se pret që biseda të jetë konstruktive dhe se do të konsultohen institucionet e legjislaturës së 11-të.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konsultojmë institucionet e Legjislaturës së 11-të, tash që u certifikuan rezultatet nga KQZ-ja”, u shpreh Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe Hamzës vjen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa në fokus pritet të jetë formimi i institucioneve të reja./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...