Sot, në Kuvendin e Kosovës është miratuar projektligjin për skemat pensionale.
Lidhur me këtë, ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ka thënë se padrejtësia ndaj pensionistëve, të cilët u larguan dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta, mori fund sot.
“Kuvendi i Republikës miratoi në lexim të parë dhe të dytë Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti përmes së cilës shtohet një skemë e re pensionale, ajo e pensionit parcial kontributpagues”, ka thënë Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se rreth 70 mijë pensionist që u larguan dhunshëm nga puna në vitet 90-ta, do të marrin pension parcial kontributpagues.
“Reth 70 mijë pensionistë të cilët po të mos ishin larguar dhunshëm nga puna në vitet e ‘90-ta do të arrinin kushtin prej 15 vitesh kontribut deri më 01.01.1999. Tani e tutje, ata, do të marrin pensionin parcial kontributpagues”, tha Kurti.
Tutje, i pari i ekzekutivit kosovar bëri të ditur se hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale.
“Mbetemi të përkushtuar për krijimin e një sistemi pensional të barabartë për të gjithë dhe ngritje të mirëqenies sociale. Hapi tjetër do të jetë reforma e plotë pensionale së bashku me reformën sociale, për të cilat kemi filluar punën. Shumë shpejt do t’i dërgojmë në Kuvend këto projektligje për të bërë ndryshimet e nevojshme ligjore. Qeveria për pensionistët”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë