Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritje për artistët pjesëmarrës të bienales nomade “Manifesta 14 Prishtina”, që ka filluar dje në Prishtinë.
Kryeministri i falënderoi artistët për pjesëmarrjen dhe kontributin në Manifesta, e cila për 100 ditë do të jetë aktive, përditë, në 25 vende të ekspozimit të veprave artistike të 103 artistëve nga 30 shtete.
Ai falënderoi artistët kosovarë të cilët jetojnë në Kosovë dhe ata të cilët janë kthyer që të jetojnë gjatë kësaj Manifeste, sepse, sipas kryeministrit, ky bashkëpunim i artistëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë dhe atyre vendorë që janë në mërgatë dhe atyre vendorë që janë në vend, natyrisht që e rritë shkëmbimin edhe përvojën e të gjithëve.
Në veçanti, kryeministri falënderoi Hedwig Fijen, e cila si udhëheqëse dhe organizatore ka punuar shumë për atë që do të përjetojmë ne gjatë këtyre 100 ditëve.
“Kanë mbetur edhe 99 ditë, pra po i numërojmë teposhtë, në njërën anë gëzohemi që po kemi kaq shumë ditë përpara, por në tjetrën anë hidhërohemi me çdo ditë që na shkon sepse çdo ditë është e papërsëritshme për përvojat dhe për ndjesitë që ne i fitojmë nga Manifesta”, tha kryeministri./arbresh.info/







Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...