Ndonëse ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është parë sërish të premten pasdite duke hyrë në objektin e Qeverisë.
Kurti dha dorëheqje për t’u betuar si deputet i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, pasi siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Edhe pse sot u mbajt seanca konstituive dhe deputetët e rinj u betuan, Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë numrat për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Kandidatja e propozuar, Albulena Haxhiu, nuk mori votat e nevojshme as pas dy raundeve votimi.
Për shkak të mungesës së shumicës, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë seancën për 48 orë. Seanca do të vazhdojë të hënën, në orën 15:00./Arbresh.info
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...