Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti sonte në emisionin “Click” të RTV21 foli për termocentralin “Kosova e Re”.
Lidhur me nënshkrimin e Qevrisë për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, Kurti u shpreh që nuk do ta respektojnë atë kontratë, sepse sipas tij, ajo është në kapitullim.
Ai më tutje shtoi se me qeverisjen e VV-së do të ndryshojë diçka radikalisht.
“Krejt aksionarët duhet mu publiku, nuk ka me fitu tender në Kosovë pa kallxu kush jonë aksionarët, kush janë menaxhmeti, kush është bordi dhe cili është historiku, cila është origjina, përbërja dhe struktura e kapitalit të tyre.”, tha Kurti.
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...