Gjatë vizitës në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Begaj, u prit në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Gjatë bisedës, u theksua intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve, bashkëpunimi i deputetëve në forume dhe organizata ndërkombëtare, dhe ai ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e integrimit evropian, krahas marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona.
Kurti e falënderoi kryekuvendaren Nikolla për mikpritjen e ngrohtë.
E njoftoi atë me rezultatet e qeverisjes së deritanishme, që javën e kaluar mbushi dy vjet, për indikatorët ekonomikë, me theks te rritja e vazhdueshme e eksporteve dhe për raportet ndërkombëtare që dëshmojnë progresin në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dhe reformat e ndërmarra.
U veçua Raporti i BE-së për Vendin për vitin 2022, si më i miri ndonjëherë për Kosovën, e që konkludonte që Kosova nuk kishte asnjë fushë pa progres, dhe asnjë fushë me regres.
Në këtë takim të përbashkët, Kurti e informoi kryetaren Nikolla për takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe për dakordimin e arritur për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, të cilën Nikolla e cilësoi si hap të mirë përpara për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rrugëtimit evropian të Kosovës.
Në takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga stafi i tij dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi./arbresh.info/
Muriqi e mbyll sezonin në La Liga me gol
Yllka Kuqi shfaqet ekstravagante me fustan të zi
Parandalohet kontrabandimi i çokollatave Snickers në Leposav...
Ferizaj reagon pas rënies nga Superliga
Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq, konfiskoh...
Kurti: Vladimir Putin është i obsesionuar me Kosovën, përmes...