Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot telegram ngushëllimi familjes Mulliqi, me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Prof. Dr. Haqif Mulliqi.
Kurti, në telegramin e ngushëllimit shkroi se trashëgimia në art, gazetari dhe universitet që la Mulliqi pas vetës, do të jetë një shembull i mirë për gjeneratat e reja, përcjell Arbresh.info.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Mulliqi,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof. Dr. Haqif Mulliqi.
Ai shkroi shumë drama e tekste tjera artistike, kritika për teatrin, dramën e filmin, të gjitha kontribute të tij me numra të lartë sepse angazhimi i ishte i pandalshëm. Ai e ndërtoi veten vazhdimisht duke ndërtuar dhe mirëmbajtur rubrika të reja në gazetari. Ai i studioi klasikët, e njohu mirë karakterin e tyre e krahas kësaj edhe qytetarët të cilët i takoi nëpër skenat e shumta të gati çdo qyteti shqiptar. E deshi lirinë, dijen dhe artin. Këto dashuri e ngrenë lartë si qenie të angazhuar, për të cilat sot e nderojmë dhe kujdesemi që të kujtohet. Megjithëse u nda herët nga të dashurit dhe lexuesit e tij, jeta e tij artistike ishte e gjatë prandaj do ta lexojmë e kujtojmë gjatë.
Prof. Dr. Mulliqi përveç kontributit në fushën e kulturës, u bë i njohur edhe si reporter i luftës, ku dha një kontribut të çmuar në prezantimin dhe mbulimin e ngjarjeve gjatë periudhës së luftës. Për këtë, ai do të mbahet mend si një njeri që përveç si profesor, dëshmoi atdhedashurinë në të gjitha format e saj.
Trashëgimia në art, gazetari dhe universitet që Prof. Dr. Mulliqi la pas vetes do të jetë një shembull i mirë për gjeneratat e reja.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, komunitetin artistik dhe atë të gazetarëve.
I përhershëm qoftë kujtimi për të!/Arbresh.info/
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër