Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar me rastin e vdekjes së këngëtarit të njogur, Shemsi Krasniqi-Shemi, vokalist i grupit “Ilirët”.
Kurti teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të këngëtarit, ka thënë se në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje. Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër. Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit. U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës