4 milionë euro të ndara për ndërtimin e rrugëve nga Ura e Sitnicës në Llamkos, Akrashticë–Balnic, Dumnicë e Ulët–Dumnicë e Epërme, Druar–Pestovë, projektin e rrugës “Hamdi Gashi”, si dhe asfaltimin e rrugëve Drenica, Sllakoc–Nadakoc dhe Pantinë–Ashlan.
Por Kurti theksoi se përveç infrastrukturës rrugore, në mandatin e tij të ardhshëm për Vushtrrinë do të kompensohen bujqit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet, do të ndërtohet ambulanta specialistike për Spitalin e qytetit, do të rregullohen impiantet përgjatë lumit dhe do të stabilizohet rrjedha e lumit Silnica.
Rregullimi i rrugës nga ish-fabrika e Llamarinës deri në Mitrovicë, si dhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, pranë lagjes Cakaj, janë edhe disa nga projektet e Kurtit për qytetarët e Vushtrrisë.

Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin