Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai është paraqitur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Kurti fillimisht ka shprehur falënderime për mikpritjen, shkruan arbresh.info.
“Ndërkaq shteti i parë jashtë Kosovës ku vij duhet të ishte Shqipëria, ju falënderoj për mikpritjen e përzemërt dhe bisedën. Dua që në këtë dekad të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se do të formojnë një komision ndërshtetëror për zbatim të marrëveshjeve.
“U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror i përbërë edhe nga ministra edhe nga deputetë që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri tani të zbatohen por edhe të shtohen me marrëveshje të reja. Dua që të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar do të avancohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në përmasat që gjithmonë janë dëshiruar.
“Dua ta falënderoj popullin shqiptar për ndihmën e pakursyer nga popullit të Kosovë jashtë luftës dhe pas pavarësisë së saj. Do ta dëshmojmë se dy kryeministra të dy shteteve tona do ta avancojmë bashkëpunimin në fusha dhe përmasa të cilat gjithmonë i ka dëshiruar populli ynë por nuk i ka parë”, ka shtuar ai./arbresh.info
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...