Lëvizja Vetëvendosje sot organizon fushatë zgjedhore në Gjilan.
I pranishëm në fushtatë është edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
Përmesë një video të shpërndarë në Facebook, shihet një pjesëmarrje e madhe nga qyteti i Gjilanit.
“Në Gjilan, qendrën e Anamoravës, në rrugëtimin tonë drejt 500 mijë zemrave që rrahin sikur një”, tha Kurti.
Kurti deklaroi se gjatë viteve të qeverisjes së tij është luftuar korrupsioni dhe është përmirësuar mirëqenia e qytetarëve. Ai theksoi gjithashtu investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke nënvizuar se Kosova do të pajiset me helikopterë amerikanë për t’u mbrojtur nga çdo rrezik.
Kurti përmendi ndërtimin e Digës së Firajës, e cila pritet të furnizojë me ujë gjysmë milioni banorë, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të rëndësishme për rajonin. Ai foli gjithashtu për projektin e autostradës së Gjilanit, duke theksuar se, pavarësisht pengesave, ndërtimi do të vazhdojë deri te Uji i Bardhë.
Ai përmendi edhe të arriturat që i ka pasur si qeverisë, duke përmendur, heqjen e vizave, tabelat RKS, çështjen e rrymës, fletat e bardha që ishin për të hyrë në Serbi etj.
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...