Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka njoftuar përmes një video mesazhi se nesër do të udhëtoj për në Paris ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Kurti ku do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron.
Për në Francë, Kurti do të udhëtoj bashkë me gruan e tij Rita dhe me ekipin e tij prej gjashtë anëtarëve.
Tutje Kurti tha se ka gjasa që të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë, Alexandër Vuëiq i cili po ashtu është i ftuar atje.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne”, njoftoi Kurti.
“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë. Ju falemnderit për mbështetjen e mirupafshim. Ju dëshiroj natë të mirë e ditë të mbara”, shtoi në fund Kurti./arbresh.info/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...