Në 22 vjetorin e vrasjes makabre të profesorit dhe akademikut, Fehmi Agani, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i tij bashkë më shefen e shtetit, Vjosa Osmani.
Kurti, tha se roli i profesor Fehmi Aganit ishte i madh si në politik, po ashtu edhe në arsim.
” Erdhëm sot ne 22 vjetorin e vrasjes së tij. Roli dhe kontributi i tij ishte i madh. Si veprimtar politik ai ishte paqësor e përparimtar. Profesor Agani e theksonte argumentimin. Është koha e fundit që te fillojmë proceset për të kërkuar drejtësi”, tha Kurti.
Ndryshe, sot bëhen 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani.
Agani u vra më 6 maj të vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe.
Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor. Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit 19 vjet më parë, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.
Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht./arbresh.info/


Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA