Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sonte objekti i qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.
Kurti thotë se këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.
No matter how dark the times or how hard the struggle, history favors the just.
In this critical time for the Ukranian people we lit up the building of the government to show the solidarity of the people of ?? with the people of ??. pic.twitter.com/mFjOctbm6K— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2022
“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët”, shkroi Kurti në Twitter.
“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm dritat në ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, përfundoi ai.
Ndryshe, të hënën mbrëma Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. Kjo lëvizje vjen disa vite pasi Rusia pushtoi Krimenë. BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...