Në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim bilateral me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë të cilit u diskutua për çështje me interes të përbashkët.
Zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore.
Theks të veçantë gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investime në këtë sektor. Ai e njoftoi kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MW, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke./Arbresh.info
Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i...
Një i ndaluar pas të shtënave pranë fushës së golfit ku po l...
Uzuni shënon gol në barazimin e Granadas
Pasi mbështeti publikisht Kamala Harrisin, reagon Donald Tru...
Urgjenca Kombëtare, Rama: 46.111 thirrje në gusht dhe 16.780...
Manastirliu: Këtë vit u hapën 25 shkolla të reja