Kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti në interpelancën e kryeministrit për vdekjen e Astrit Deharit ka bërë një rezyme të ngjarjeve prej kur janë arrestuar aktivistët e Vetëvendosjes e deri tek vdekja e Astrit Deharit.
Ai ka thënë se kryepolici Nexhmi Krasniqi i cili kishte raportuar për vdekjen e tij kishte gënjyer.
“Ai tha se Dehari ka vdekur nga doza e tepërt e medikamenteve pa folur mjeku apo dikush nga burgu. Në këtë burg ka vdekur një qytetar i pafajshëm. Shteti ka gënjyer pse Astriti është arrestuar, ka gënjyer pse ka vdekur. Raporti i mjekut nuk e ka thënë që Astriti ka vdekur nga doza e tepërt e barnave. Raporti i autopësis e tha poashtu versionin e vet”, ka thënë ai.
Sipas tij edhe prokurori Sylë Hoxha doli me deklaratë duke thënë se Astriti është vetëvrarë pa dalë ende.
“Po ashtu edhe Veseli doli me deklaratë duke na thënë kujdes se po e vrani evtën. Duhet të jap përgjegjësi për këto deklarata. Ndër të tjera pas vdekjes së tij ën televizionin Klan e gazetën Express dolën video nga qelia e burgut ku këto video nuk do të duhej të publikoheshin”, ka thënë ai duke përmendur edhe letrën e ministres Dhurata Hoxha për zbardhjen e këtij rasti.
Kurti ka përmendur edhe vdekjen e Naser Makollit, duke thënë se kishte pyetur të burgosurit për të.
“Ata më thanë se ai ka vdekur nga sëmundja e tij si lukthi. Mirëpo ai nuk kishte marr ilaçe për lukth. Ai ishte i pari që e kishte parë Astrit Deharin në qelinë e tij”, është shprehur Kurti.
Ai ka thënë se familja Dehari ka bërë kërkesa për hetim të pavarur dhe për shkarkimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të gjithë zingjirit institucional lidhur me këtë rast.
Ai ka paraqitur një mocion në këtë interpelancë që përmban tri pika.
“Realizimi pa vonesa i hetimit të këtij rasti, shkarkimi i menjëhershëm i zyrtarëve brenda policisë së Kosovës për rastin, shkarkimi i Dhurata Hoxhës ku në mandatin e saj dështoi hetimi i pavarur”, ka thënë ai./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...