Dhuna ndaj grave s’është private, por është e shoqërisë. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapjen e fushatës globale “16 Ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave”.
Kurti tha se kur hartohen politika, grat duhet të jenë në qendër. Sipas tij, studimet tregojnë se pjesëmarrja e barabartë në shkollë ndihmon shumë, shkruan arbresh.info..
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se burrat duhet të jenë shembull në shtëpitë e tyre.
” Në ditën ndërkombëtare kujtojmë jetët e humbura të grave e vajzave nga dhuna. Kemi avancuar përmes definimit të dhunës ndaj grave përmes kodit penal. Shënimi i 25 nëntorit është thirrje për bashkëpunim mes nesh dhe për të parandaluar e mbrojtur rastet e dhunës ndaj grave për të shpëtuar jetën e tyre. Ne nuk guxojmë t’i lejojmë që qytetarët të jetojnë në frik nga e ardhmja. Kur hartojmë politika, grat duhet të jenë në qendër. Studimet tregojnë se pjesëmarrja e barabartë në shkollë ndihmon”, u shpreh Kurti.
Ai tha se shteti ka për obligim garantimin e sigurisë për të gjithë.
“ Edukimi për parandalimin e ngacmimit seksual është ndihmë për t’i parandaluar këto dukuri. Dhuna ndaj grave s’është private, por është e shoqërisë. U bëjë thirrje burrave që të jenë model në shtëpitë e tyre. Është obligim i yni institucionale për të garantuar siguri”, tha Kurti.
Ndryshe, ky aktivitet vazhdon deri më 10 dhjetor./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës