Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit u takuan me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov.
Biseduan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në aspektin ekonomik, tregtar dhe të investimeve, si dhe për rëndësinë që ka luftimi i krimit dhe i korrupsionit për sigurinë rajonale.
Kryeministri Kurti tha se integrimi në strukturat europiane dhe euroatlantike mbetet aspirata kryesore e Republikës së Kosovës dhe kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Bullgarisë në realizimin e këtij synimi.
U diskutua situata e sigurisë pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë dhe kryeministri Kurti ritheksoi solidarizimin dhe mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj me luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas.
Ai potencoi ndikimin dhe rrezikun që mund të paraqesin për rajonin tonë lidhjet e gjera dhe të thella mes Federatës Ruse dhe Serbisë. Një situatë e tillë e bën edhe më të domosdoshëm integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës, tha kryeministri Kurti. /Arbresh.info/
Kompany: Nuk ka përfunduar asgjë ende dhe duhet të qëndrojmë...
Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit për deklar...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren
Rama ndan pamje nga punimet në mbikalimin që lidh Qendrën me...
Kurti viziton Mitrovicën e veriut
Tri super përballje në elitën e basketbollit kosovar –...