Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me krimin dhe terrorin nuk ka kompromis, ndaj dhe Kosova do të ngadhënjejë përballë strukturave armiqësore, siç qe rasti i djeshëm në Banjskë.
Në ceremoninë lamtumirëse të policit të vrarë të Kosovës, Kurti u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i Afrim Bunjakut të skalitet në mbamendjen kolektive, përcjell Arbresh.info
”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim”, u shpreh Kurti.
”E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës”, shtoi ai.
”Përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime për rend dhe ligj dhe sovranitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj”,
”Afër Afrimi, larg krimi. Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis”, tha kryeministri Kurti në ceremoninë shtetërore të varrimit./Arbresh.info
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...